Bruksel, 15 qershor – Në Bruksel sot do të mbahet raundi i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivel të lartë politik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet në orën 9.30 me ndërmjetësuesin kryesor të Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Zhosep Borel.
Pas takimeve të ndara dypalëshe ndërmjet Borelit dhe Albin Kurtit dhe me Vuçiqin, takimi trepalësh duhet të fillojë rreth orës 10:30, në të cilin do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, kryeministri i Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme të BE-së dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd, Mirosllav Lajçak.
BE-ja, e cila është ndërmjetësuese kryesore, theksoi se ky është vazhdim i procesit të filluar në vitin 2011, e jo fillim i një dialogu të ri.
Raundi i fundit i bisedimeve u mbajt më 10 dhjetor të vitit 2020.