Bruksel, 24 tetor – Në Bruksel, nga e hëna, 26 tetor, maskat sërish do të jenë të detyrueshme gjithkund dhe në çdo kohë, ndërsa ora policore do të vazhdohet dhe qytetarëve do t’u ndalohet t’i lëshojnë shtëpitë e tyre nga ora 22 e deri më 6 të mëngjesit.
Puna nga shtëpia është e detyrueshme, ku është e mundur, dhe të gjitha objektet kulturore dhe sportive do të mbyllen, vendosën prefektët e 19 komunave, si pjesë të përforcimit të masave për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19.
Dyqanet duhet të mbyllen në orën 20, ndërsa njerëzit duhet të shkojnë për blerje vet.