Bruksel, 18 tetor 2018 – Në Bruksel sonte fillon Samiti i 12-të i shteteve evropiane dhe aziatike – Samit i Evropës dhe Azisë (ASEM) në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të 51 vendeve.
Bëhet fjalë për një tubim disa ditor në të cilin liderët do të këmbejnë mendime për bashkëpunimin dhe sfidat e përbashkëta në Evropë dhe në Azi.
Tema kryesor do të jenë bashkëpunimi politik, ekonomik, financiar, social dhe kulturor.
Në kuadër të tubimit me titull “Partnerë globalë për sfida globale”, liderët do të bisedojnë si Evropa dhe Azia mund të bashkëpunojnë përmes tre shtyllave të ASEM-it – politike, ekonomike dhe financiare, si dhe shoqëror dhe kulturor.
Tema tjera për diskutim janë edhe zhvillimi i qëndrueshëm dhe klima, si dhe sfidat e sigurisë kundër terrorizmit, kiber sigurisë dhe emigracionit të paligjshëm.
Në margjinat e ASEM-it pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale, duke i përfshirë edhe ato për tregti të lirë, mbrojtje të investimeve, si dhe dakordimet për partneritet dhe bashkëpunim me Singaporin.
Bashkimi Evropian në samit do ta përfaqësojnë kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, si dhe erokomisarja për politikë të jashtme Federika Mogerini dhe nënkryetari i KE-së. Jukri Katainen