Në Bruksel sot fillon rrethi i katërt i bisedimeve për kushtet sipas të cilave Britania e Madhe duhet ta braktisë Bashkimin Evropian. Mbledhja mes delegacioneve, e kryesuar nga ministri britanik për Bregzitin, Djvid Dejvis dhe kryenegociatori i BE-së, Mishel Barnie, duhet të jetë i fundit para Samitit të Unionit të caktuar për më 19 dhe 20 tetor.
Paradokohe dy palët sinjalizuar se janë të gatshëm për gjetjen e daljes nga “qorrsokaku”. Më 22 shtator kryeministrja britanike, Tereza Mej paralajmëroi lëshime të Londrës për kushtet e Bregzitit dhe paralajmëroi mundësi për marrëdhënie të mëtutjeshme të afërta mes vendit të saj dhe BE-së. Me këtë rast ajo i theksoi dy lëshime kryesore – implementimin e drejtpërdrejtë të marrëveshjes për Bregzitin dhe garancinë ligjore për të drejtat e qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, Mej premtoi edhe se Bregziti nuk do të ndikojë në buxhetin aktual të BE-së.