Londër, 4 dhjetor– Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 16.298 raste të reja të koronavirusit, që është një rritje në krahasim me një ditë më parë kur kishte 14.879.
Numri ditor i rasteve të vdekjes gjithashtu është në rritje. Nga seksioni i fundit, kanë vdekur 504 persona, ndërsa dje kishte 414 raste të vdekjes.
Që nga fillimi i epidemisë, në Britaninë e Madhe janë infektuar gjithsej 1.690.432 persona nga të cilët 60.617 kanë vdekur.