Londër, 16 prill 2021 (MIA) – Në Britaninë e Madhe janë zbuluar rastet e infektimeve me një lloj të koronavirusit me mutacion potencialisht brengosës, i cili për herë të parë është zbuluar në Indi. Autoritetet britanike deri më 14 prill kanë regjistruar gjithsej 77 raste të këtij lloji, i njohur si B. 1.617. Prej tyre, 73 raste janë evidentuar në Angli dhe katër në Skoci.
Lloji B. 1.617 në këtë moment thuhet se është “nën hetim”. Nëse dëshmohet se është më infektues ose më rezistues për përgjigjen tonë imunologjike, atëherë bëhet fjalë për “lloj brengosës”.
Gazeta “Gardian” shkruan se në Britaninë e Madhe tanimë ekzistojnë disa “lloje brengosëse”, duke i përfshirë ato që fillimisht janë zbuluar në Kent, Afrikën Jugore dhe Brazil. bsh/