Londër, 25 nëntor – Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe janë raportuar 696 raste të vdekjes nga koronavirusi, që është bilanci më i madh që nga 5 maji.
Këto janë 88 raste më shumë se një ditë më par, njoftoi Bi-Bi-Si.
Qeveria britanike, gjithashtu, kumtoi se janë regjistruar 18.213 të sapoinfektuar, që është rritje e madhe prej dje, kur ishin 6.914.
Që nga fillimi i epidemisë, në Britaninë e Madhe janë regjistruar gjithsej 1.557.007 persona të infektuar, prej të cilëve 56.533 kanë vdekur.