Londër, 4 prill – Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe është rritur për 20 për qind nga një ditë më parë dhe tani është 4.313, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Janë testuar gjithsej 183.190 persona, prej të cilëve 41.903 janë pozitivë ndaj Kovid-19″, thuhet në kumtesë.