Kompania britanike e ujësjellësit “Jorkshir Uater” sot paralajmëroi vendosjen e disa kufizimeve nga 26 gushti. Shkaku është se disa pjesë të Anglisë veriore kanë pasur më së paku reshje që nga fillimi i evidentimit, para më shumë se 130 viteve.
“Moti ekstremisht i nxehtë dhe i thatë ka bërë që lumenjtë në Jorkshir të zhduken dhe rezervuarët tanë të jenë rreth 20 për qind më të ulëta, sesa prisnim për këtë periudhë të vitit”, thonë nga kompania.
Disa kompani të tjera të ujësjellësit tanimë kanë paralajmëruar kufizime në shfrytëzimin e ujit.
Sot hyn në fuqi ndalesa e përdorimit të zorrëve dhe spërkatësve për ujitje për shfrytëzuesit e kompanisë “South East Water”, ndërsa kufizime planifikon edhe “Thames Water”, e cila furnizon 15 milionë njerëz në tërë Londrën.
Në fillim të kësaj jave, ministri britanik i Mjedisit të jetesës, Xhorxh Justis, u kërkoi kompanive ujësjellëse të ndërmarrin masa të kujdesit, me qëllim për të mbrojtur furnizimet me ujë dhe për të përballuar pasojat nga thatësira e zgjatur, pasi një tjetër valë e të nxehtit parashikohet në vend.