Londër, 26 tetor – Britania e Madhe sot ka regjistruar 20.890 raste të reja të koronavirusit dhe 102 raste të vdekjes, tregojnë të dhënat zyrtare.
Numri i rasteve të reja është rritur në krahasim me ditën e djeshme, kur arrinte 19.790, më së paku në gjashtë ditët e fundit, ndërsa numri i rasteve të vdekjes ra prej 151, aq sa arrinte ditën paraprake.
Në ndërkohë, Qeveria britanike sot vendosi që Notingem dhe disa qytete fqinje në Anglinë qendrore t’i vendosë në nivelin më të lartë të alarmit për shkak të Kovid-19.
Britania e Madhe vendosi sistem të ri të masave restriktive kah mesi i muajit, pas rritjes së madhe të numrit të personave të infektuar në disa pjesë të Anglisë, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.
Sistemi bazohet në tre nivele të dispozitave, secili me rregullat e tyre të standardizuara.
Këto pjesë të Anglisë ku gjendja epidemiologjike është më kritike janë përfshirë janë përfshirë me nivelin e tretë të dispozitave. Në ato pjesë të vendit, është ndaluar përzierja midis anëtarëve të amvisërive të ndryshme në hapësirë të hapur dhe në oborre private, ndërsa kafiteritë janë mbyllur.