Londër, 13 janar – Në Britaninë e Madhe në 24 orët e kaluara numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi ka arritur rekord të zi prej 1.564, ndërsa numri i të infektuarve të rinj është rritur në 47.525.
Siç transmetojnë mediat britanike, numri i të vdekurve është më i madh se më 8 janar, kur paraprakisht u regjistruar numër rekord i rasteve të vdekjes, që ishte 1.325.
Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në Britaninë e Madhe është 84.767, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin që nga fillimi i pandemisë në atë vend është 3.211.576, publikoi “Vordmeters”.