Sofje, 17 prill – Policia kufitare bullgare afër bregut të Detit të Zi ka gjetur çantën e tretë, me 16 kilogramë kokainë, e cila ishte vendosur në rripin e shpëtimit. Me këtë, konfiskimi total në 10 ditët e fundit është mbi 200 kilogramë, përcjellë KOHA.
Për momentin konfirmim zyrtar se çanta e gjetur ka lidhje me pakot me gjithsej 170 kilogramë kokainë, të cilat ishin gjetur para gjashtë ditëve, afër Tulenovos ose çanta me 25 kg drogë në bregun e Sonçev den, afër Varnës. Në të dy konfiskimet, kokaina e gjetur ishte me pastërti të madhe. (koha.mk)