Gjenevë, 1 dhjetor – Organizata “Pres emblem kampejn” (Press Emblem Campaign) me seli në Gjenevë publikoi se nga fillimi i pandemisë nga pasojat e Kovid-19 në 56 shtete kanë vdekur 489 punonjës mediatikë.
PEC, me seli është në Gjenevë, ka theksuar se disa vende nuk kanë raportuar vdekjen e punonjësve mediatikë apo nuk janë testuar pas vdekjes.
Sipas hulumtimit të PEC numri më i madh i rasteve të vdekjeve te punonjësit mediatikë ka në Amerikën Jugore. Në Peru nga pasojat e koronavirusit të ri kanë vdekur 93 gazetarë, në Indi – 51, Në Brazil – 43, në Ekuador – 41 dhe në Bangladesh – 39.
Në Meksikë nga Kovid-19 kanë vdekur 33 gazetarë, në SHBA – 25, në Pakistan – 12, Në Panama – 11, në Angli – 10, në Bolivi – nëntë, në Nigeri – tetë, ndërsa në Afganistan, Republikën Dominikane dhe në Honduras – shtatë, gjashtë në Argjentinë, Nikaragua dhe Venezuelë, nga pesë raste të vdekjeve janë shënuar në Kolumbi, Francë, Rusi dhe Spanjë dhe katër në Itali.
“Kjo është një humbje e madhe, Rritet numri i viktimave midis gazetarëve në vendet siç janë India, Brazili, Argjentina dhe Meksika”, deklaroi sekretari i përgjithshme, i PEC-it, Blejz Lempen.