Londër, 18 janar – Më shumë se 40 milion doza të vaksinave kundër Kovid – 19 deri më tani, janë përdorur në botë në garën për imunitet ndaj koronavirusit të cilën e udhëheq Izraeli, sipas të dhënave të lëshuara sot nga AFP, transmeton Hina.
Deri më tani, të paktën 60 vende dhe territore, në të cilat banojnë 61 për qind e popullsisë së botës, kanë filluar fushatat e vaksinimit. Por në 11 shtete janë përqendruar 90 për qind e dozave të përdorura.
Deri në mes të ditës, të paktën 40.062.825 doza ishin administruar, sipas burimeve zyrtare të përpiluara nga AFP. Ky numër është sigurisht dukshëm më i lartë sepse vendet e mëdha si Kina, SHBA dhe Rusia nuk kanë azhurnuar të dhënat e tyre në ditët e fundit, tregon agjencia.
Izraeli ka shkuar përtej me vaksinimin, me 2,43 milion doza dhe 2,12 milion njerëz të vaksinuar, ose 24,5 për qind e popullsisë. Rreth 3,6 për qind e izraelitëve kanë marrë tashmë dy doza të nevojshme për mbrojtje optimale.
SHBA kryesojnë në terma absolutë, me 12,28 milion doza për 10,60 milion njerëz (3,2 për qind e popullsisë) përpara Kinës, ku janë përdorur më shumë se 10 milion doza.
Në Evropë, Britania e Madhe e filloi vaksinimin për herë të parë në fillim të dhjetorit ku u injektuan 4,31 milion doza dhe 3,85 milion njerëz (5,7 për qind) u vaksinuan.
Britania e Madhe e njoftoi sot se po zgjeron fushatën e saj të vaksinimit për njerëzit mbi moshën 70 vjeç, dhe deri më tani mosha për njerëzit që i përkasin grupit prioritar ka qenë 80 vjet.
Pas Britanisë qëndrojnë dy vende të Bashkimit Evropian, Italia dhe Gjermania. Vendet e Bashkimit kanë përdorur deri më tani më shumë se pesë milion doza për rreth 1,2 për qind të popullsisë së BE, dominuar nga Danimarka me 2,9 për qind. Në Francë, 0,6 për qind e popullsisë është vaksinuar.
Vaksinat Fajzer/Biontek (amerikane-gjermane) dhe Moderne (amerikane) dominojnë në Amerikën e Veriut, Evropë, Izrael dhe vendet e Gjirit.
Vaksina britanike AstraZeneka është dominonte në Britani dhe Indi dhe gjithashtu përdor një vaksinë aktuale të zhvilluar nga Barat Biotek.
Vaksina Sputnik V nga laboratori rus Gamaleya përdoret në Rusi dhe Argjentinë, Bjellorusi dhe Serbi.
Përveç Kinës, vaksina kineze përdoret në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejn, Sejshellis dhe Jordan, dhe vaksina laboratorike Sinovak përdoret në Indonezi, Brazil dhe Turqi.