Shkup, 20 tetor – Njëmbëdhjetë kilogramë marijuanë janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti për udhëtim dje pasdite në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, me ç’rast është arrestuar shoferi, shtetas shqiptar 26 vjeçar.
“Në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ dje në orën 15 nga liria është privuar M.M (26) nga Republika e Shqipërisë, te i cili gjatë kontrollit të automjetit motorik ‘Mercedes E270’ , me targa të Shqipërisë, në vend special doganierët e Drejtorisë së Doganave kanë zbuluar 13 paketime marijuanë, me peshë të përgjithshme prej 11 kilogramë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të parashtrohet padi përkatëse”, thekson Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt ditorë, përcjellë KOHA.