Gjevgjeli, 13 janar – Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, ku që nga fillimi i pandemisë ka funksionuar normalisht vetëm trafiku i mallrave, përkatësisht tregtia ndërkombëtare e mallrave, doganierët parandaluan kontrabandë të ilaçeve në një kamion që hynte nga Greqia në vendin tonë.
Në kamionin me targa të Shkupit, i cili u zgjodh rastësisht, doganierët kryen një kontroll të hollësishëm dhe midis mallrave të deklaruara, u gjetën gjashtë kuti kartoni të padeklaruar, të cilat përmbanin 744 pako me 14 lloje të barnave, të destinuara për shitje të paligjshme.
Vlera e tregut të ilaçeve të kontrabanduara është 233.500 denarë. Ata u kapën nga zyrtarët doganorë me një vërtetim për sendet e sekuestruara përkohësisht, ndërsa procedurën e mëtejshme do ta drejtojë departamenti i hetimit.