Shkup, 21 gusht – Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Rritje të frekuentimit ka në VK Bogorodicë dhe Tabanoc ku koha e pritjes për dalje nga shteti është deri 30 minuta. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.
Për shkak punëve ndërtimore në pikë pagesën Tetovë, aksin rrugor Gostivar- Tetovë sot ka ndryshim të regjimit të komunikacionit.
Ndryshim të regjimit të komunikacionit ka edhe në udhëkryqin Katllanovë në rrugën magjistrale A1, aksi Petrovec – Katllanovë. (koha.mk)