Në kalimin kufitar Bogorodicë dhe Dojran sot në mëngjes për dalje nga shteti pritet prej 30 minuta deri në një orë. Sipas informatave të Lidhjes Auto Moto e Maqedonisë, në kalimin kufitar Bogorodicë pritet një orë, derisa në kalimin kufitar Dojran rreth 15 deri në 30 minuta. Në kalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.