Qytetarët e komunës së Bogdancit sot në referendum duhet të deklarohen nëse janë për ose kundër ndërtimit të minierës për bakër “Kazandoll” dhe për hapjen e minierave në territorin e kësaj komune. Të drejtë vote kanë rreth 7.000 banorë, të cilët do të mund të votojnë në 12 vendvotime. Dy çështjet e referendumit për të cilat do të mund të deklarohen janë “A jeni ‘PËR’ ose ‘KUNDËR’ vazhdimit me punë të minierës Kazandoll? dhe ‘A jeni ‘PËR” ose ‘KUNDËR’ hapjes së minierave në territorin e komunës?”.
Për zbatim të suksesshëm të referendumit është e nevojshme që në votim të dalin të paktën gjysma plus një nga votuesit e regjistruar. Shumica e qytetarëve që do të dalin për të votuar do ta sjellin vendimin i cili është definitiv dhe autoritetet komunale do të duhet ta zbatojnë. Për minierën “Kazandoll” më 18 qershor, në referendum do të dalin edhe banorët e komunës së Dojranit, ndërsa në procedurë për referendum janë edhe qytetarët e Vallandovës. Referendumi i parë i tillë në nivel lokal u zbatua me sukses në Gjevgjeli ku pothuajse 70 për qind e qytetarëve u deklaruan kundër hapjes së minierave në malin Kozhuv.