Më së ftohti në mëngjes në shtet është në Berovë, ku janë matur -21 gradë Celsius, pas së cilës vijojnë Mavrova me -17, Lazaropole -16, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Strumicë -14. Minus 12 janë regjistruar në Kumanovë, -11 në Shkup, Petrovec, Tetovë, Dibër, Pozharane, -10 në Vinicë dhe Shtip, -9 Ohër, Gjurishte, -8 në Prilep, Demir Kapi, Topollçan dhe Shkup, -7 në Manastir, Pretor, -6 në Gjevgjeli, -4 në Dojran. Lartësia e shtresës së dëborës në Mavrovë arrin 71 cm, 48 në Lazaropole dhe Pozharane, 46 në Gjurishte, 30 në Krushevë. Moti sot në mëngjes do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla, më të pranishme në jug të vendit. Do të fryejë erë e dobët kryesisht veriore. Temperatura prej minus dy deri në pesë gradë Celsius. Në Shkup mot me diell, vranësira të vogla dhe me erë të dobët kryesisht veriore. Temperatura deri në dy gradë Celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë stabil me i thatë me temperatura më të ulëta të mëngjesit, derisa të ditës do të jenë për 2 deri 5 gradë Celsius më të larta. Nga e diela edhe kushtet për paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropat do të rriten, ndërsa do të rritet edhe vranësira për shkak të së cilës nga e hëna temperaturat e mëngjesit do të rriten.