Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë, -12 gradë, ndërsa një gradë maksimale është matur në Pretor. Sipas informatave të DPHM-së, shtresa e borës në Mavrovë është 7, ndërsa në Llazaropole 5 centimetra. Në Shkup Petrovec është -10, Strumicë dhe Demir Kapi -9, në Kumanovë dhe Shtip -8, në Shkup dhe Gjevgjeli -7, në Manastir dhe Tetovë -6, në Kriva Pallankë -5, në Prilep dhe Dojran -4, në Pozharan, Mavrovë dhe Gjurishte -2, në Krushevë dhe Llazaropole -1, në Topollçan, Ohër dhe Dibër janë matur zero gradë Celsius. Në pjesët lindore të vendit moti është i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa në vendet perëndimore me vranësirat deri në mesatare. Fryen erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore do të ketë reshje lokale të shiut dhe borës, reshje shiu dhe bore në vendet më të larta dhe borë nëpër male.Temperatura maksimale do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë. Në Shkup do të mbajë moti me diell, vranësira mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në deri katër gradë Celsius. Nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje lokale të shiut dhe borës, posaçërisht paradite. Nga e enjtja rajoni ynë do të bie nën ndikim të aktivitetit ciklonik dhe të rrymave veriore të ajrit, që do të shkaktojë ndryshim i jashtëzakonshëm të motit. Do të jetë më ftohtë me reshje të borës gjithkund do të formohet shtresë e borës, e cila nëpër male do të jetë më prezente, përkohësisht erë e fuqishme veriore, për shkak të së cilës në disa vende do të ketë edhe lymore të borës. Të premten dhe në ditët e fundjavës temperaturat do të jenë shumë të ulëta, si ato të mëngjesit ashtu edhe të ditës dhe gjithkund do të jenë nën zero. Më ftohtë gjatë ditës pritet të jetë të shtunën, kur temperatura maksimale do të jetë në interval prej -12 deri në -4 gradë, ndërsa ato minimale për fundjavë në disa vende do të zbresë deri në -20 gradë Celsius.