Berlin, 12 nëntor – Agjencitë gjermane të inteligjencës, sot hapën shkollë të përbashkët të spiunimit në Berlin.
Drejtorët e agjencive të inteligjencës vendore dhe të huaja zyrtarisht e hapën Qendrën për trajnim të shërbimeve të zbulimit në afërsi të vendit ku Muri i Berlinit, më parë gjatë Luftës së Ftohtë e ndante qytetin në dy pjesë, transmeton gazeta KOHA.
Agjentët në këtë Qendër fillimisht do të trajnohen si ta refuzojnë një sulm kibernetik dhe t’i zbulojnë planet e terroristëve. Qendra për trajnim përmban edhe punëtori si dhe laboratori kimike.
Shkolla e spiunimit gjendet në selinë e re të Shërbimit federal gjerman të inteligjencës, i cili është hapur në fillim të vitit dhe ka hapësirë për 4 mijë të punësuar.(koha.mk)