Bruksel, 27 tetor – Shtabi i Krizës për Kovid-19 informoi se midis 17 dhe 23 tetor Belgjika ka mbërritur shkallë mesatarisht prej trembëdhjetë mijë të sapoinfektuar n ditë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Belgjika është e dyta sipas shkallës të të infektuarve të rinj nga koronavirusi në Evropë pas Çekisë.
Mesatarisht janë regjistruar 13.052 infektime të reja në ditë gjatë javës prej 17 deri në 23 tetor, sipas numrave të Institutit për Shëndet Publik, gjegjësisht 38 për qind më shumë se java paraprake.
Nga fillimi i pandemisë janë infektuar më shumë se 300.000 persona në Belgjikë.
Numri i të hospitalizuarve ka mbërritur në 502 në ditë, gjegjësisht rritje prej 88 për qind.
Shkala e testeve pozitive ka tejkaluar 21 për qind në nivel kombëtar.