Sarajevë, 8 tetor – Policia në Bosnjë e Hercegovinë ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 900 kilogramë marihuanë-skank në një kamion me targa të Malit të Zi.
Në aksionin e zbatuar në Sarajevën lindore janë arrestuar pesë persona, shtetas të Malit të Zi.
Droga e sekuestruar është dedikuar për narko tregun në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa vlera e marihuanës është vlerësuar në më shumë se dy milionë marka të konvertueshme (rreth një milion euro), ndërsa tregjet ilegale në vendet e Bashkimit Evropian vlera është disa herë më e madhe.
Kjo është sasia më e madhe e drogës së sekuestruar në BeH.