Sarajevë, 27 tetor – Në 24 orët e fundit në BeH, janë detektuar 1.555 persona pozitiv ndaj koronavirusit nga gjithsej 3.158 testimet e bëra, që do të thotë se çdo i dyti person është i infektuar. Në 24 orët e fundit janë paraqitur edhe 21 raste të vdekjes.
Ky është numri më i madh i të sapoinfektuarve për një ditë deri tani, transmeton portali Kliks.
Numri i të sapoinfektuarve dyfish është rritur në krahasim me ditën paraprake, kur ishin regjistruar 703 raste pozitive.
Nga numri i tërësishëm i rasteve të reja të konfirmuara, në Federatën e BeH-së, janë regjistruar 909 raste prej 1.720 strishove të testuara dhe 15 raste të vdekjes. Në Republikën Sërpska ka 625 raste pozitive dhe pesë të vdekur. Në RS për 24 orë janë testuar 1.417 persona.