Sarajevë, 4 maj – Në aeroportin ndërkombëtar të Sarajevës duhet të arrijë sot kontingjenti i parë i vaksinave kundër kovid-19 nga mekanizmi “EU4Helth”, i themeluar nga Bashkimi Evropian.
Si pjesë e vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhei do të vizitojë sot edhe Bosnjë e Hercegovinën, njoftuan mediat lokale.
Kryetari i Këshillit të ministrave të BeH-së, Zoran Tegeltija, komisari evropian Varhei dhe ministri federal austriak për çështje evropiane dhe ndërkombëtare, Aleksander Shalenberg, sot në aeroportin ndërkombëtar të Sarajevës do ta dorëzojnë kontingjentin e parë të vaksinave kundër koronavirusit nga BE-ja.
Siç ishte njoftuar më parë në Vjenë, BeH duhet të marrë 10.530 vaksina Fajzer në kontingjentin e saj të parë të furnizimit përmes atij mekanizmi evropian.