Prokurori Publik, Xhon Meknil, i cili kohë pas kohë paraqitet në seancat gjyqësore, ku si palë prezantohet PSP, ka potencuar se Qeveria duhet bindshëm të angazhohet dhe ta bind opozitën se reformat në drejtësi janë urë lidhësi e cila shpie drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s
Omer XHAFERI
Shkup, 23 maj – Prokuror nga SHBA-të dhe Kroacia, në mbledhjen e fundit të Këshillit për përcjelljen e zbatimit të reformave ne sistemin e drejtësisë në Maqedoni, kanë shpalosur vlerësimet e tyre për ecurinë e deritanishme të procesit të reformimit të gjyqësorit në vend, shkruan gazeta KOHA. Përveç qëndrimeve tashmë të njohura se SHBA-të maksimalisht e përkrahin punë ne Prokurorisë Speciale Publike, prokurori Xhon Meknil, para anëtarëve të Këshillit, ka theksuar se me rëndësi të posaçme për një procedurë gjyqësore është transparenca. Rezistenca e institucioneve, më konkretisht siç Meknil u është drejtuar gjykatësve dhe prokurorëve, përfshi edhe anëtarëve tjerë të Këshillit, pavarësia organeve gjyqësore paraqet bazën e një sistemi të shëndosh të drejtësisë.
Drejtuesit e ri të Akademisë për gjykatës dhe prokuror, sipas Meknilit, doemos duhet t’i realizojnë reformat dhe ndryshimet ligjore që priten të bëhen. Ndryshe, drejtorja e kësaj Akademie, Aneta Arnaudovska, përkundër kufizimit ligjore, ajo e ushtron mandatin e tretë të saj. Plotësimi i Ligjit të ri për Akademinë i cili ka kaluar në Qeveri, parasheh që kandidatet e ardhshëm gjatë konkurrimit nuk duhet ta plotësojnë kushtin e notës mesatare “tetë”.
Ky edhe disa kritere tjerë sipas juristëve shqiptarë në të kaluarën ka paraqitur pengesën kryesore se pse në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve nuk ka pasur mjaft kandidat shqiptar.
Prokurori Publik, Xhon Meknil, i cili kohë pas kohë paraqitet në seancat gjyqësore, ku si palë prezantohet PSP-ja, mes tjerash para Këshillit për zbatimin e reformave në gjyqësor, ka potencuar se nuk dyshon që qarqe të caktuar synojnë dështimin e punës të Këshillit. Por, ai ka nënvizuar se Qeveria duhet bindshëm të angazhohet dhe ta bind opozitën se reformat në drejtësi janë urë lidhësi e cila shpie drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në fjalimin e tij para kryeministrit Zoran Zaev dhe anëtarëve tjerë të Këshillit për reforma në gjyqësor, prokurori kroat, Dragan Novosel, është shprehur se Kaptina 23 paraqet “ankth” për shumë Qeveri.
Megjithatë, ai e vlerësoi si kaptinën kryesore që një shtet duhet ta përmbush në rrugën e negociatave me BE-në. Ndryshe, kjo kaptinë i inkurajon qeveritë në harmonizimin e sistemit të drejtësisë dhe lirive të njeriut, me legjilascionin e BE-së. Gjyqësori efikas dhe i paanshëm, lufta kundër korrupsionit, pengimi i torturës, sistemi i burgjeve, liria e shprehjes e kështu me radhë, janë kushtet që bashkësia ndërkombëtare i kërkon që Maqedoni t’i plotësoj.
Prokurori Novosel, po ashtu foli edhe për rëndësinë e xhirimit të procedurave gjyqësore dhe realizimin e stenografeve.
Kësisoj njëra prej arsyeve më të shpeshta, gjatë muajve të kaluar, se pse anuloheshin seancat gjyqësor kundër Nikolla Gruevski dhe të akuzuarve tjerë të PSP-së, në Gjykatë Penale të Shkupit, ishte pikërisht mungesa e kamerave për xhirimin e këtyre seancave. Ligji për procedurë penale parasheh që Trupi gjykues përpos procesverbalit në formë të shkruar, rrjedhën e seancës i njëjti duhet ta mbuloj edhe me pamje audio-vizuale. Gjithnjë duke u bazuar nga prezenca e tyre në terren, dy prokurorët e huaj para Këshillit për reforma si problema shtesë për një sistem të mirëfilltë gjyqësore e kanë potencuar mungesën e mjaftueshme të prokurorëve publik.
Pas përfundimit të fjalimeve të prokurorëve Xhon Meknil dhe Dragan Novosel, kryeministri Zaev shprehi mirënjohje ndaj këshillave dhe rekomandimeve të dhëna, me çka shtoi se Qeveria është e gatshme t’i dëgjon përvojat e huaja, sidomos atë praktikë e cila është vërtetuar si e suksesshme. (koha.mk)