Beograd, 19 shtator – Dogana e Serbisë, në bashkëpunim me nëpunësit doganorë të Maqedonisë, në portin lumor të Beogradit konfiskoi 53 tonë naftë.
Drejtoria doganore serbe informon se importuesi kishte prononcuar se transporton kondensuat për gaz natyror dhe vaj për frena, me çka ka tentuar ta dëmtojë buxhetin e Serbisë prej 5,5 milionë denarë (47.000 euro).
Siç informon korrespodenti i MIA-s nga Beogradi, nafta ishte transportuar me dy cisterna prej të cilave mostra ishte marrë në vendkalimin kufitar Maqedoni-Serbi në Preshevë. Kur cisternat kanë arritur në portin në Beograd, doganierët serbë në bashkëpunim me doganën e Maqedonisë, kanë bërë analiza të mallit të transportuar dhe të faturave për mallin e deklaruar në Maqedoni, të cilat kishin treguar se në kamionë ka naftë.
Kundër personit të autorizuar të firmës serbe-importuese është parashtruar kallëzim penal për keqpërdorim të deklarimit të rremë të mallit, i cili transportohet me cisterna.