Çdo vit, 100 mijë shqiptarë i provojnë shanset e tyre për një jetë më të mirë duke hyrë në lotarinë për Kartën e Gjelbër Amerikane, ndërsa fqinjët e tyre duken më pak të interesuar.
47-vjeçarja Adela filloi të besonte në “ëndrrën amerikane” 21 vjet më parë. Në një kohë kur shumë shqiptarë po emigronin në vendet fqinje si Greqia dhe Italia, ajo kishte hedhur sytë në një kontinent tjetër.
Kështu, në vitin 1996, ajo dhe motra e saj kërkuan për herë të parë Programin e Vizave të Diversitetit Amerikan, i njohur ndryshe si “Lotaria për Kartën e Gjelbër Amerikane”. Dhe pas vetëm një viti motra e saj fitoi, duke lundruar me familjen e saj në SHBA sa më shpejt që mundi.
“Isha e lumtur për motrën time dhe pasi u largua ajo, unë u angazhova për të marrë pjesë në lotari. Në krye të ëndrrës sime amerikane, shtova edhe një dëshirë të madhe, të bashkohem me të”, tha ajo për BIRN.
“The Diversity Immigrant Visa Program” u krijua në bazë të Aktit të Emigracionit të SHBA-së të vitit 1990 që u jep fituesve dhe familjeve të tyre mundësinë e qëndrimit të përhershëm.
Çdo vit, Departamenti Amerikan i Shtetit ndan 50,000 viza rezidente të përhershme në një përpjekje për të hapur vendin e origjinës të emigrantëve amerikanë në një gamë më të ndryshme. Programi zgjedh në mënyrë eksplicite aplikantët që vijnë nga vendet me shkallën më të ulët të emigracionit në pesë vitet e fundit.
Shorti hapet për aplikimet online në tetor dhe nëntor çdo vit, me përgjigjet e para të rishikuara në majin e vitit të ardhshëm.