Werner Weidenfeld, drejtor i “Qendrës për Hulumtime të Politikave të Aplikuara” (CAP) me seli në Munih të Gjermanisë ka paralajmëruar për rinisjen e një prej “konflikteve më të mëdha të mundshme” në Evropë. Duke folur për njërin prej portaleve më të lexuara në gjuhën gjermane, FOCUS Online, Weidenfeld, ka thënë që Evropa duhet t’ia tërheqë vërejtjen Serbisë dhe ta ndalojë atë në provokimet e pandalshme që vazhdon t’i bëjë Kosovës. “Serbia do që të anëtarësohet në BE flet gjithmonë për marrëdhënie miqësore e diplomatët BE-së, kur është fjala për kandidaturën e saj në këtë Institucion. Por ajo që me sa duket askush nuk e kupton me të vërtetë në BE, është se ky diskrecion në të njëjtën kohë po shndërrohet në agresion të mirëfilltë kur është fjala për mosmarrëveshjet me Kosovën”, ka thënë Weidenfeld për FOCUS Online. “Nëse BE-ja nuk e ka kuptuar këtë fakt ende dhe nuk reagon me më tepër vendosmëri ndaj serbëve, atëherë shpejt për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve të vogla në Ballkan mund të shpërthejë një luftë e re”, ka thënë eksperti gjerman. Për ta frenuar ”këtë kërcënim real të luftës”, ka disa mënyra ka shtuar ai. “Sidomos politikanët e Brukselit duhet t’ia bëjnë të qartë lidershipit në Beograd se një vend që dëshiron për të zgjidhur një mosmarrëveshje territoriale me forcë atëherë aty nuk negociata për anëtarësim “, thotë Weidenfeld. BE-ja duhet që Beogradin ta vë nën “presion konkret,” tha eksperti politik. “Kjo përfshin edhe ndalimin e menjëhershëm të fondeve të BE-së që po rrjedhin tashmë nëse Serbia nuk e vetkontrollon sjelljen e saj ndaj Kosovës”. Edhe pse tani më shumë se 100 vende e kanë njohur Kosovën si shtet Beogradi e konsideron ish-krahinën si të veten gjë kjo e cila edhe po i shkakton këto mosmarrëveshje territoriale sidomos në veri të vendit, ka raportuar FOCUS Online.