Baku, 26 korrik – Agjencia detare e Azerbajxhanit sot kumtoi se ka shpëtuar nëntë persona nga një anije iraniane e mallrave, e cila u fundos në Detin Kaspik.
Në afërsi të portit Lenkoran nga anija iraniane ishte gjuajtur një raketë sinjalizuese, pas çka janë dërguar dy helikopterë dhe një anije patrulluese e policisë kufitare të Azerbajxhanit, të cilat deri te bregu i kishin dërguar anëtarët e ekuipazhit.
Nuk është kumtuar se çka ka transportuar anija e mallrave e as se cili ka qenë destinacioni i fundit.