Në autobusin Shkup-Dortmund është lënë qese me marijuanë

Shkup, 8 prill – Në autostradën Shkup-fshati Miladinovc dje në një autobus të udhëtarëve është gjetur një qese me marijuanë. Siç kumtoi MPB-ja, dje në orën 11:15 në Sektorin për punë të brendshme Shkup është paraqitur se në autostradën Shkup-f. Miladinovci në një autobus të udhëtarëve me targa të Shkupit, i cili po qarkullonte në relacionin Shkup-Dortmund, është gjetur një qese najloni e lënë brenda në autobus. Askush prej udhëtarëve nuk është paraqitur si pronar. Nga ana e patrullës policore nga stacioni Petrovec është konfirmuar se në qesen e najlonit ka katër pako me marijuanë me peshë të përgjithshme rreth dy kilogramëve. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.