Athinë, 14 qershor – Porosia ime kryesore sot është – unë jam këtu të kërkojë mbështetje dhe pak është me rëndësi kush do të jetë fitues, kush do të jetë më i shkathtë në argumentet, porosia ime është – unë kërkojë mbështetjen e Qeverisë greke dhe popullit grek, neve në këtë moment na duhet një stimulim drejtë të hapërojmë nëpër rrugën në të cilën duam të ecim, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov pas takimit të sotëm në Athinë me homologun e tij grek Nikos Koxias. “Nuk kemi agjenda të fshehura dhe duam të jemi miq me vendin tuaj”, theksoi Dimitrov. Ai iu falënderua shefit të diplomacisë greke për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë. “Realizuam takim të hapur dhe miqësor, fillimisht vetëm pastaj së bashku me delegacionet tona. E informova ministrin për prioritet e Qeverisë së re. Ne dolëm prej viteve të vështira dhe fuqishëm jemi të vendosur, madje edhe pavarësisht asaj nëse do na hapet rruga drejt të ardhmes evropiane ose jo, të punojmë në institucione të fuqishme dhe në sundimin e së drejtës që do të jetë mbi vullnetin e politikanëve e jo e kundërta”, deklaroi DImitrov. Ai informon se në politikën e jashtme prioritete do të jenë të ripërtërihen integrimet në BE dhe NATO, megjithatë edhe Maqedonia të ketë sa është e mundur më shumë fqinj më të mirë dhe mik më të afërt me të gjithnjë fqinjët dhe në fqinjësinë e afërt edhe në fqinjësinë më të gjerë, në rajon. “Unë mendoj se detyra e diplomatëve është të zgjidhen problemet, të hapen dyert, të ndërtojnë ura dhe për këtë jam në vizitën e parë pikërisht në Greqi”, theksoi Dimitrov. Ai tha se dëshiron përmes hapave konkret të ndërtohet një pasqyrë e re pozitive në rajon. “Ne do ta ndërtojmë tonën, të kthehemi nga ardhmëria, mendoj se mundemi më mirë në Ballkan se sa e bëjmë të gjithë së bashku, dhe do të vazhdoj të jap argumente edhe me fjalë edhe me vepra, se është në interes të fqinjit tonë më të madh dhe më me ndikim ne të jemi demokraci evropiane që do të hyjë në NATO dhe do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Dhe jam i bindur se keni shumë përparësi dhe se hapja e rrugës mund të kontribuojë dhe ndihmojë, të mbyllet çështja kryesore”, tha Dimitrov. Ai shtoi se ky është takimi i parë dhe rruga nuk do të jetë e lehtë, por theksoi se “ka ndjenjën se vendi është shumë i ngurtësuar, praktikisht është, praktikisht është bërë beton dhe ne duhet ta fillojmë të punojmë që të del diçka”. Lidhur me masat për ndërtim të besimit shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se janë interesante dhe të dobishme dhe se në takimin e sotëm të dy ministrat kanë shtuar disa elemente. “Jam i bindur se hap pas hapi do të krijojmë kushte, tani madje flasim edhe për vendkalim kufitar, shpresoj një ditë në ardhmen nuk do të ketë kufij në kuptimin klasik të fjalës nëse jemi pjesë nga Bashkimi Evropian”, konkludoi Dimitrov. Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias tha se Greqia është e hapur t’i mbështete përpjekjet e Maqedonisë për hyrje në organizatat ndërkombëtare, por se duhet të zgjidhet çështja e emrit.