Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot në Ankara se Turqia ka ndjekur një strategji të gabuar në art, fatkeqësisht duke kopjuar dhe imituar shumë, por në mënyrë shumë të keqe, raporton Anadolu Agency. Vërejtjet e tij Erdogan i bëri gjatë ndarjes së çmimeve të cilat i ndanë presidenca për arritjet në sferën e kulturës dhe artit. “Të gjithë ata që kontribuojnë në jetën kulturore, artistike dhe shkencore të Turqisë, i bëjnë një shërbim të madh vendit. Me anë të këtij çmimi duam të falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në këtë drejtim”, tha Erdogan. Ai tha më tej se kontributi në kulturë, art dhe shkencë, nuk do të vlerësohet më pak nga kontributi në sferën e sigurisë, ekonomisë, shëndetësisë apo sportit. Erdogan tha se “në këtë vend në dy shekujt e fundit për shkak të traumave të dukshme theksi është përqendruar në mbijetesën, duke bërë që pak kohë dhe më pak energji të drejtohet në fushat tjera”. Sipas tij, gjatë formimit të shtetit të ri, në kulturë dhe art është ndjekur një strategjinë e gabuar.