Shkup, 25 qershor – Në Armatën e Maqedonisë së Veriut numri i grave ushtarake është 9 për qind, në Ministrinë e Mbrojtjes numri i të punësuarave është 50 për qind, ndërsa në Akademinë Ushtarake – numri i studenteve femra është 50 për qind, bëri të ditur Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në fjalën e saj në debatin “Strategjia kombëtare për zhvillim të konceptit për një shoqëri t përbashkët”, duke folur për barazinë gjinore, shkruan gazeta KOHA.
“Në Armatën e Maqedonisë numri i ushtarakeve është 9 për qind, ndërsa në ministrin e Mbrojtjes numri i të punësuarve arrijnë në 50 për qind. Nëse ka vullnet ndryshimi është i mundshëm gjithandej”, deklaroi Shekerinska. (koha.mk)