Përleshjet, grushtat e deri te goditja me mjete edhe të forta nëpër stadiumet e futbollit në Amerikën Latine, nuk është lajm dhe risi sepse gjëra të tilla ndodhin shumë shpesh, por nuk kemi rastisur që personat e sigurisë të rrahen me futbollistët. Një ngjarje e tillë ndodhi në ndeshjen kualifikuese Central Norte dhe Taslleres de Perico në kuadër të ligës së dytë, dhe pas fitores që shënuan mysafirët edhe në shtëpi 2:0 e më pas edhe këto 0:!, ia dolën që t’i shmangen largimit nga liga, në fund të ndeshjes ndodhi ajo që pak kush e priti…përleshja në mes futbollistëve dhe personave të sigurisë.