Riad, 27 shkurt– Tamader bin Jusef al Rama sot është emëruar në funksionin zëvendësministre e Punës dhe Zhvillimit Social në Arabinë Saudite. Ajo është femra e parë e emëruar në funksion të tillë në historinë e vendit.
Siç lajmëroi më parë MIA, femrat saudite deri të enjten do të mund të paraqiten në ushtri në krahinat Riad, Mekë, Al- Kasim dhe Medinë. Gratë saudite nuk do të mund të shërbejnë në njësi luftarake, por do të mund të punojnë në sigurim.
Vendimi për rekrutim është një nga reformat e shumta me të cilat do të rriten të drejtat e grave në Arabinë Saudite.
Mbreti Salman në qershor solli dekret sipas të cilit gratë mund të drejtojnë automjete, ndërsa nga muaji i kaluar është e lejuar që të shikojnë edhe ndeshje futbolli në stadium.