Ankara, 15 mars -Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, është hapur spitali më i madh në Evropë, i cili njëherësh është edhe spitali i tretë në botë që ka të instaluar të gjitha repartet në kuadër të një projekti, raportojnë gazetat turke.
Në përbërje të Spitalit ndodhet edhe kampusi mjekësor, ndërsa ka kapacitet të pranojë 30.000 pacientë.
Objektin në mënyrë solemne e hapi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili theksoi se Turqia sot ka pajisje më bashkëkohore mjekësore, në këtë rast duke theksuar se posedon 5.000 automjete të ndihmës së shpejtë, helikopter mjekësor, varka dhe anije.
“Turqia sot është vendi i cili ka kapacitet për 1.250.000 qytetarë t’u ofrojë shërbime shëndetësore në shtëpitë e tyre. Nuk ka diçka të ngjashme në botë. Në të kaluarën shtetasit tanë kanë shkuar në vendet e huaja për kurim, por sot kemi pothuajse një milion persona nga jashtë të cilët shërbime shëndetësore në Turqi”, ka theksuar Erdogan.
Siç transmetojnë mediat turke, deri më tani në spital janë kryer 2.815 operacione, në nivel javor kryhen 7.000 operacione, derisa në nivel ditor kryhen rreth 600 operacione urgjente. kapaciteti i spitalit është 3.800 shtretër.