Të gjithë të “çmendur” pas talentit të Mainzit, Jean-Philippe Mateta. Në gjurmët e francezit janë vënë Monaco, Marseille, Watford, Everton, Brighton, Newcastle, Cardiff dhe mbi të gjithë Tottenhami. Pavarësisht këmbënguljes së “Spurs”-ave, janë drejtuesit e Newcastle që kanë paraqitur të parët ofertën prej 28 milionë eurosh për kartonin e 22-vjeçarit.
Kjo shifër nuk e tremb aspak trajnerin e klubit nga Londra, Mauricio Pochettino, i cili e shikon futbollistin si zëvendësuesin ideal të Harry Kane dhe e kërkon me forcë në organikën e tij.
Sipas medieve angleze, transferimi i Jean-Philippe Mateta te Tottenhami mund të arrihet për shumën e 30 milionë eurove.