Në Angli nga e premtja e obligueshme mbajtja e maskave nëpër dyqane

15

Londër, 14 korrik – Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Xhonson paralajmëroi se mbajtja e maskave mbrojtës apo mjeteve tjera për mbulimin e gojës dhe hundës në dyqane dhe supermarkete në Angli do të jetë e obligueshme nga e premtja.

Të punësuarit në këto objekte nuk do të jenë përgjegjës për kontrollimin e zbatimit të kësaj mase por policia.

Sipas “Skaj njuz”, të gjithë që nuk do ta respektojë këtë rregull do të duhet të paguajnë dënim deri 100 funta apo 50 funta nëse dënimi paguhet në afat prej 14 ditësh.

Me vendosjen e mbajtjes së obligueshme të maskave, kundër rregullave epidemiologjike që zbatohen në dyqanet e Anglisë do të barazohen me ato që tashmë e zbatojnë në automjete për transport publik, gjegjësisht në të gjitha vendet publike në Skoci dhe rreth 120 vende, përfshirë edhe Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Greqinë.

Comments are closed.