Në linjën telefonike “Alo doktor” gjatë shtatë ditëve të fundit (nga 13 mars deri më 19 mars) ka pasur 1.091 thirrje. Nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë linja 02/15123, e deri më tani, ka pasur 144.716 thirrje. Linja është e disponueshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësojë konsultim të drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarë do simptoma të çrregullimit shëndetësor.
Njëzet e pesë mjekë janë të disponueshëm për këshilla mjekësore për thirrjet të cilat janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë. Thirrjet më shpesh janë për këshilla lidhur me ndryshimet e motit, sëmundjet kronike, simptoma respiratore, kardiovaskulare, dhembje koke, temperaturë trupore, ftohje sezonale dhe sëmundje simptomatike.