Në linjën telefonike “Alo doktor” javën e kaluar këshillë mjekësore kanë kërkuar 1.375 qytetarë. Nga 15 shtatori i vitit 2014 deri dje ka pasur gjithsej 149.692 thirrje. Linja është e disponueshme çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptome të çrregullimit shëndetësor. Për këshillë mjekësore të disponueshëm janë 25 mjekë për thirrjet nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë. Thirrjet më së shpeshti janë për këshilla me ndryshimin e motit, sëmundjet kronike, simptoma respiratore, kardiovaskulare, dhembje koke, temperaturë të lartë trupore, ftohje sezonale dhe sëmundje simptomatike.