Në albumin e ri, Sia bashkëpunon me Duan

19

Fansat e SIA-s po e presin me padurim albumin e saj të ri I cili ka dhe shumë bashkëpunime, duke nisur nga ato me Dua Lipan e deri tek David Guetta.

Ai titullohet “Music – Songs from And Inspired By The Motion Picture” dhe është albumi i tetë i këngëtarës australiane.

Në të janë përfshirë dhe këngët më të suksesshme si “Together”, “Courage to Change” “Save my life” ”Hey Boy” dhe “Floating Through Space”.

Albumi prej 14 këngësh të frymëzuara nga filmi “Music” që shënon dhe debutimin e parë të këngëtares si regjizore, ka dhe interpretimet e këngëtares në piano me temë nga vetë filmi.

Sia ka publikuar së fundmi dhe këngën “Floating through the space” në bashkëpunim me David Guetta. Bashkëpunimi më i suksesshëm i tyre është hiti “Let’s Love” i parë nga më shumë se 130 milionë njerëz dhe hiti i tjetër i pluri vlerësuar me çmimet platin “Titanium”.

Filmi “Music” me regji të Sias ka marrë dy nominime në Golden Globe në kategorinë “Filmi më i mirë”. Ai eshte praktikisht një ekspolorim i fuqisë së dashurisë dhe tregon sesa e rëndësishme është të jetuarit në komunitet.

Muzika e këngëtares është pjesë e gjithë historisë e cila tregohet në formë narrative në film.