Gostivar, 1 dhjetor – Përfshirja e të miturave në aktivitete të ndryshme kriminale, për çdo ditë shënon tendencën në rritje, shkruan gazeta KOHA. Përdorimi i mjeteve të forta, siç janë thikat, nga ana e të miturve madje edhe në moshën dhjetëvjeçare, flet për thellim të krizës së ashtuquajtur shpirtërore në mesin e adoleshentëve. Shifrat zyrtare tregojnë se delikuenca në mesin e gjeneratave të reja paraqitet si dukuri sociale gjithnjë e në rritjet. Vitin e kaluar, janë regjistruar mbi 150 vepra kriminale pikërisht nga persona të moshës nën 18 vjeçe. Ky trend vazhdon edhe gjatë këtij viti dhe deri në fund të vitit pritet të tejkalohet shifra e vitit paraprak. Shumica e krimeve janë vjedhje të kualifikuara si serioze, siç janë vjedhjet nëpër objekte banesore. Tejet shqetësuese paraqitet fakti që mosha mesatare e kryesve të veprave të tilla rrotullohet rreth 14 vjeçe. Veçori tjetër tek delikuentet e rinj është fakti që në shumicën e rasteve, veprat përsëritet nga individë të njëjtë. Punëtorët Social nënvizojnë se adoleshentë të njëjtë shpesh paraqiten si kryerës të veprave të njëjta në më tepër raste, gjë që sipas punëtorëve social paraqet situatë serioze dhe rrezik potencial që të njëjtët persona në të ardhmen të gjenden në rrjetet e krimeve të rënda. Rritje në mënyrë rapide e delikuencës te të miturit, vjen edhe si… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.