Durban, 19 prill – Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 16 të tjerë janë lënduar në rrëzimin e çatisë në një kishë gjatë meshës në afërsi të qytetit afrikan juglindor Durban.
Incidenti ka ndodhur në qytetin Dlangubo, në veri të Durbanit, pas shirave të rrëmbyeshëm.
Zëdhënësi i shërbimit provincial për çështje lokale Lenoks Mabaso konfirmoi se ka 13 të vdekur dhe se çatia është rrëzuar për shkak të shirave të rrëmbyeshme.
“Tragjedi e madhe, 13 persona të vdekur, 16 të lënduar!”, ka shkruar Robert Mekenzi, zëdhënës i shërbimit për ndihmë urgjente në provincën Kua-Zulu.