Autoritetet në Afrikën Jugore konfiskuan disa qindra vaksina të rrejshme kundër Kovid-19, pas paralajmërimit global nga Interpoli se vaksinat u bënë cak primar I organizatave kriminele.
Në një depo në Germiston, në afërsi të Johanesburgut janë gjetur 400 ampula me vaksina të rrejshme, ndërsa policia arrestoi tre shtetas të Kinës dhe një nga Zimbabve.
Paraprakisht, policia kineze identifikoi rrjet kriminel I cili ka shitur vaksina të rrejshme, hyri në fabrikën për paketim dhe arrestoi 80 të dyshuar dhe konfiskoi mbi 3.000 doza të vaksinave të rrejshme. Në hetim mori pjesë sektori I Interpolit për prodhime të palejueshme dhe shëndet global.