Në Afrikë po skijohet derisa Evropa po përvëlohet

Derisa miliona njerëz anembanë Evropës po përballen me valën e të nxehtit rekord, në Afrikë meraklinjtë po skijojnë. Kjo nuk është edhe një shenjë e ndryshimit klimatik, por më shumë anomali mahnitëse e Lesotos, mbretëri e vogël malore, krejtësisht e rrethuar prej Afrikës Jugore dhe që shquhet në mbarë botën për faktin se çdo pëllëmbë e territorit shtrihet në lartësi mbidetare prej një mijë metrash. Kjo ia mundëson Lesotos të ketë dëborë.

Megjithëse dimrat e ftohtë nuk janë të pazakonshëm në Afrikë, e pazakonshme është dëbora. Resorët e skijimit janë edhe më të rrallë. Afriski në Malet Maluti të Lesotos është resori i vetëm që operon në jug të ekuatorit. Turistët kanë thënë se janë me fat që mund të udhëtojnë nga qytetet e Afrikës Jugore për të bërë qejf në Lesoto, ku po ndjekin kurset e skijimit.