Numri i të infektuarve me koronavirus në Afrikë arriti në 7.741 prej të cilëve 313 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 640 janë shëruar, kumtoi sot Unioni Afrikan.
Madje 50 prej 54 vendeve janë të goditura nga pandemia.
Numri më i madh i pacientëve janë regjistruar në Afrikën Veriore, ku 3.280 persona janë infektuar me virusin, ndërsa 217 kanë vdekur. Në Algjeri janë paraqitur 986 raste të të infektuarve dhe 83 raste të vdekjes, në Egjipt 985 raste dhe 66 raste të vdekjes ndërsa në Marok 791 raste dhe 48 raste të vdekjes.