Pretoria, 1 korrik – Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Kovid-19 në kontinentin afrikan sot u rrit për 13.018, në gjithsej 403.692, ndërsa numri i vdekjeve u rrit për 354, në gjithsej 10.126 viktima.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i personave të shëruar është 190.000.
Numri më i lartë i personave të infektuar është në Afrikën e Jugut – 151.209 dhe 2.657 raste të vdekjes.
Egjipti e ka numrin më të madh të vdekjeve të regjistruara – 2.953, ndërsa në Algjeri nga Kovid-19 kanë vdekur 912 njerëz.