Johanesburg, 7 prill – Numri i personave të infektuar me Kovid-19 në Afrikë ka arritur në 10.075 raste, nga të cilët 487 vdekje, kumtoi në Tuiter, Qendra afrikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve
Nga 55 vende-anëtare të Unionit Afrikan, 52 kanë raportuar raste të infeksionit. Numri më i madh, më shumë se 4.500, janë shtetas të vendeve të Afrikës së Veriut.
Numri më i vogël i të infektuarve, 861 raste, janë regjistruar në pjesën lindore të kontinentit.
Numri më i madh i infeksioneve janë regjistruar në Afrikën e Jugut – 1.686, nga të cilat 12 janë me vdekje. Vijojnë Algjeria dhe Egjipti, me 1.423 dhe 1.322 të infektuar.
Algjeria ka numrin më të madh të vdekjeve – 171. Në Egjipt ka 85, ndërsa në Marok 80.
Për momentin, Lesoto dhe Ishujt Komore, të cilat janë anëtarë të Unionit Afrikan, nuk kanë raste të regjistruara të infeksionit me koronavirus.